* Diten e djeshme ne vendin e ngjarjes humbi jeten moshatari italian i Armandos, Giuseppe De Chirico

Rritet në dy të vdekur bilanci i viktimave të shkaktuara nga aksidenti i ndodhur rreth orës 15:15 të ditës së djeshme në Itali. Pas një 17-vjeçari italian nga Terlizzi, Giuseppe De Chirico, i vdekur menjëherë pas aksidentit u raportua sot një tjetër 17-vjeçar. I riu me origjinë shqiptare, Armando Bali, rezident në Terlizzi, ka humbur jetën ne sallen e reanimacionit, raportojnë sot mediat lokale.

I riu shqiptar ishte shtruar në reanimacion në spitalin Bonomo të Andria-s, por ka humbur betejën me vdekjen.

“Nuk ia doli dot”, shkruan portali “Terlizziviva.it”.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo-n, në San Martino. Të dy viktimat udhëtonin me motor.

I lindur në vitin 1999, shqiptari ishte i dashuruar me volejbollin dhe jetën, shkruajnë mediat lokale. Një pasion i lindur në bankat e shkollës dhe me skuadrën e të rinjve të Trelicium Supervolley. I qetë dhe një djalë që rrezatonte lumturi, ai frekuentonte shkollën e mesme, dhe pas disa javësh, do të fillonte edhe vitin e katërt.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: