Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë anëtarë të një bande grabitësish banese.

Prej nëntorit të 2015 e deri më janar të 2016 ata kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos. Objektivi kryesor i grabitjeve të tyre ishin para të thata, bizhuteri e objekte floriri.

Në pranga kanë përfunduar Altin Boduri, 25 vjeç, Denis Mira, 18 vjeç, Fation Lika, 27 vjeç, Denis Hoxha, 34 vjeç.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb