ITALI

Dy shqiptarë nga 28 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, pasi u kapën me gjysmë kilogramë kokainë dhe me 50 mijë euro të gatshme.

Të arrestuarit jaën të dy shqiptarë dhe janë banues në Komo.  Aktiviteti hetimor nisi shkurtin e kaluar pas disa episodeve të tregtisë së drogës nga ana e dy të dyshuarve, shkruajnë mediat italiane. Shqiptarët shisnin drogën në Komo, por e kishin zgjeruar aktivitetin, duke shitur lëndën narkotike edhe në disa krahina të Zvicrës.

“Hetimet-kanë nxjerrë në dritë ekzistencën e një trafiku të madh të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës , e cila, nga një nivel i parë operacional i konstatuar në territorin e Campione dhe Zvicrës, çoi në një nivel i dytë dhe më i qëndrueshëm i trafikimit nga dy shqiptarët e arrestuar, të konsideruar, duke pasur parasysh sasinë e madhe të substancave të trajtuara, profesionistë të vërtetë “, tha policia.

Gjatë dokumentimit të veprimtarisë kriminale, dy shqiptarëve iu gjetën drogë dhe gjithashtu edhe para të gatshme.  Të dy shqiptarët u arrestuan në shtëpitë e tyre në Solbiate me Cagno në Komo dhe u dërguan në paraburgim, në pritje të gjykimit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb