ITALI

Një person ka vdekur pasi autobusi me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur këtë mëngjes rreth orës 9:30 në Siena-Firence me drejtim nga jugu. Lajmin e bën me dije Anas. Sipas njoftimeve të para ka edhe disa të plagosur. Autostrada është mbyllur përkohësisht me drejtim nga Siena.

Në autobus udhëtonin rreth 60 pasagjerë të gjithë nga vendet e Europës Lindore. Ata ndodheshin në Itali për një turne turistik. Sipas dëshmive të para mjeti ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa herë në skarpatën në krah të rrugës.

Të plagosurit janë rreth 15, por asnjë në rrezik për jetën. Autobusi me dy kate ishte nisur mëngjesin e sotëm nga Montecatini drejt Sienës. Shoferi i është nënshtruar testit për alkoolin dhe ka rezultuar negativ. Mjeti pasi është rrotulluar disa herë ka përfunduar në një pyll aty pranë. Askush nuk e ka parë aksidentin nga Autopalio. Alarmin e kanë dhënë disa roje që ndodheshin aty pranë në momentin që autobusi përfundoi udhëtimin e tij.

Ambulancat dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb