ITALI- Bashkia e Genovas i thotë “Po” mocionit për përdorimin e ligjshëm të kanabisit. Këshilli i kësaj bashkie ka miratuar me 23 vota pro dhe tre kundër për legalizimin e kontrolluar te kanabisit, akt që sipas zyrtarëve të kësaj bashkie, godet trafikun e kësaj lënde narkotike.

Mocioni vë në dukje se “në Evropë ekziston një përvojë solide e legalizimit të drogave të lehta, gjë që është praktikuar në Zvicër, Holandë, Belgjikë dhe Spanje. Tashmë pritet që autoritetet e qytetit të vijojnë me procedurat e tjera për legalizimin e përdorimit të kontrolluar të kanabisit por edhe informimin e qytetarëve për efektet negative të drogës.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: