ITALI

Pas hetimeve intensive, policia italiane ka arrestuar një grup trafikantësh i përbërë nga 30 persona, përfshirë edhe shqiptarë. Hetimet kishin nisur që nëntorin e kaluar, ndërsa trafikantë janë hetuar përmes vëzhgimeve dhe metodave speciale, raporton “BalkanWeb”.

Pas hetimeve dhe kontrolleve, autoritetet zbuluan një rafineri të drogës në Bergamo, ndërsa në pranga përfunduan 30 persona, të cilët dyshohen se funksiononin si një grup i strukturuar.

Kapet
Kapet

Brenda rafinerisë  u gjetën dhe u sekuestruan një sasi e madhe droge, 100 mijë euro si dhe tre armë të paligjshme. Policia nuk ka dhënë detaje për llojin dhe sasinë e drogës së kapur.  Nga raportimet e medias italiane nuk jepen detaje për identitetin e të arrestuarve, të cilët shpërndanin drogë në disa qytete të Italisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb