Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, deklaroi për komisionerët parlamentarë, se pesë ushtarët italianë të lënduar në një bombardim nga ISIS, në Irak, do të kthehen në Itali. Nga pesë prej tyre, tre ndodhen në gjendje të rëndë.

 

“Këtë pasdite personeli ushtarak i dëmtuar në sulmin në Irak, për të cilin ISIS ka marrë përgjegjësi, do të kthehet në atdhe”, deklaroi Di Maio.

Ministri theksoi se qeveria i qëndron pranë personelit ushtarak italian jashtë vendit, të cilët rrezikojnë jetët e tyre çdo ditë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb