ITALI

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë në kantonin jugor të Zvicrës, i njohur me ermin Ticino. Të arrestuarit akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera gjatë ditëve të fundit në këtë rajon.

Dy shtetasit shqiptarë ishin rezidentë në Shqipëri, njëri 41 vjeçar dhe tjetri 30 vjeçar. Ata u kapën të martën e 18 nëntorit si të dyshuar për vjedhjet që kanë ndodhur në javët e fundit në një shtëpi në kantonin e Ticino.

Sipas mediave italiane, shqiptari 41-vjeçar ishte ndaluar të hynte në shtetin e Zvicrës, por gjatë kontrolleve atij iu gjet dhe një kartë identiteti e falsifikuar. Ata u ndaluan nga punonjësit e kufirit gjatë kohës që shqiptarët tentuan të kalonin nga Italia në kantonin Ticino në pjesën jugore të Zvicrës.

Në momentin e ndalimit, shqiptarët emrat e të cilëve nuk bëhen me dije po udhëtonin me një makinë të cilën e kishin marrë më qira, por tentativa e tyre për të kaluar në destinacion rezultoi e kotë.

Capture
Capture

Policia kufitare gjatë kontrolleve në makinë gjeti 350 gramë bizhuteri, të fshehura në një thes si dhe disa doreza gome. Gjithashtu hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, ndërsa shqiptarët dyshohen si autorë të tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb