Nga sot, në Itali është bërë i detyrueshëm vendosja e një pajisjeje kundër harresës së fëmijëve në makina, mungesa e së cilës do të dënohet me gjobë të rëndë dhe heqje të pikëve nga patenta, njoftoi Ministria italiane e Transporteve.

Ministria ka konfirmuar hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri, që kërkon nga prindërit, gjyshërit dhe shoqëruesit e fëmijëve që të vendosin në sediljet për fëmijë nën 4 vjeç një mekanizëm alarmi për të shmangur harrimin e tyre në makinë.

Pajisja do të aktivizohet automatikisht dhe do të jetë e pajisur me një alarm për të paralajmëruar shoferin për praninë e fëmijës nëpërmjet sinjaleve akustike ose vizuale, të ndjeshme brenda dhe jashtë automjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb