ITALI-Dy anije mallrash, një turke dhe një nga Belize, janë përplasur pak minuta më parë vetëm një milje nga porti i qytetit italian Ravena. Kjo ngjarje shënon kështu incidentin e dytë të kësaj dite në ujërat e Adratikut pas anijes greke që mori flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës 28 dhjetor.

Sipas raportimeve, anija turke është fundosur, dhe deri tani mendohet se janë 11 personat e humbur në det dhe disa të plagosur.

Skuadrat e shpëtimit të kapitenerisë së portit të Ravenës kanë nxituar të ndihmojnë pasagjerët të ndihmuar edhe nga një helikopter i zjarrëfiksëve të Bolonjës.

Ndërkohë, në port kanë mbërritur disa ambulanca që po presin të japin ndihmën e parë për të shpëtuarit që mbërrijnë.
Për incidentet ka reaguar edhe kryeministri italian, Mateo Renci, i cili përmes një postimi në Twitter ka shpjeguar se çdo një orë autoritetet italiane do të sjellin përditësime për gjendjen.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: