Gërmimi arkeologjik në Pompei ka nxjerrë në dritë një ndërtesë të dekoruar shumë, por jashtëzakonisht të vogël me piktura murale të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Ajo u emërua “Shtëpia e Fedrës”, sipas mbretëreshës mitologjike të Athinës e cila është paraqitur në një afresk.

Siç nënvizohet në një deklaratë nga menaxheri i parkut arkeologjik të Pompeit, ky zbulim hedh dritë edhe mbi ndryshimin e stilit arkitektonik gjatë shekullit të 1 pas Krishtit. Ndryshe nga ndërtesat e tjera në zonën arkeologjike, ajo nuk u ndërtua rreth atriumit tradicional romak – një zonë e hapur me një cisternë për mbledhjen e ujit të shiut.

Pavarësisht përmasave të vogla, shtëpia e veçantë “bën përshtypje për shkak të nivelit të lartë të afreskeve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se ato janë të ngjashme me shtëpitë shumë më të mëdha dhe luksoze që janë gjetur aty pranë.

Qyteti i lulëzuar i Pompeit dhe zona përreth, në pjesën jugore të Italisë, u shkatërruan plotësisht nga shpërthimi i tmerrshëm i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili mori jetën e mijëra njerëzve që nuk e dinin se ishin nën hijen e një prej vullkanet më të mëdha në Evropë.

Përveç afreskut të Fedrës dhe Hipolitit, i cili refuzoi dashurinë e njerkës së tij, skena të tjera mitologjike të paraqitura në muret e shtëpisë përfshijnë marrëdhënien e një satiri me një nimfë dhe takimin e Afërditës me Adonisin. Ka edhe disa afreske peizazhi më të vogla, por të detajuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: