Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur pak ditë më parë në lumin Po pranë Piaçencës në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ajo është Ladine Kruja, nënë e dy fëmijëve. Sipas të njëjtave burime ngjarja u klasifikua fillimisht si vetëvrasje, por pas hetimeve janë ngritur dyshime për këtë version.

Gazetat italiane shkruajnë se 40-vjeçarja ishte e ve dhe se sapo kishte blerë një shtëpi në këtë zonë. Dëshmitarët thanë se kohët e fundit ishte entuziaste për shtëpinë e blerë dhe nuk kishte asnjë shenjë depresioni. Kjo ka ngritur dyshime se ajo mund të jetë vrarë. Automjeti i saj u gjet pranë lumit. Denoncimin për zhdukjen e saj e bëri e motra që në 31 maj për shkak se nuk po lidhej dot me të prej dy ditësh. Trupi u gjet në datën 7 qershor ndërsa sot pritet të bëhet autopsia për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: