Skeleti i një shtetasi italian është gjetur nga policia në një fuçi vaji në fshatin Canosa të Puljas. Zbulimi u bë nga një fermer i zonës i cili njoftoi menjëherë policinë. Emri i tij është Ruggiero Tresca, dhe rezultonte i zhdukur që prej marsit të vitit 2001, kur ai ishte 34 vjeç.

Karabinierët arritën ta identifikojnë nga ADN-ja e dhëmbëve si dhe nga përshkrimi i dhënë nga gruaja e tij 15 vite më parë.

Sipas LaRepubblica, Ruggerio Tresca kur ishte gjallë, bashkë me ortakun shqiptar Ronald Lame nga Vlora drejtonin një restorant, por në fakt aktivitetin e tyre e përdornin për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Si pjesë e këtij hetimi, karabinierët mendojnë se ka lidhje me konfliktin e klaneve Cannito-Lattanzio, që në atë kohë kontrollonte trafikun e paligjshëm në qytet.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb