MILANO– Ministria e Shëndetësisë do të duhet të paguajë cdo dy muaj një fëmije autik për gjatë gjithë jetës kontrollet mjekësore sepse shkak i sëmundjes u bë një vaksinë e prodhuar nga GlaxoSmithKline.
Kështu vendosi Gjykata e Milanos që njohu lidhjen mes vaksinës dhe sëmundjes së cilës end enuk i dihet zyrtarisht shkaku. Ky vendim cilësohet historik, pasi është i pari i këtij lloji.

Sic citon “La Repubblica”, vendimi vjen pasi familja e fëmijës, i cili tani është 9 vjeç, kishte paraqitur në vitin 2011 një kërkesë për kompensim në ministrinë e Shëndetësisë, kërkesë e cila është refuzuar që atëherë.

Debati mbi lidhjen e vaksinave dhe autizmit
Lidhja mes vaksinave dhe autizmit kanë vite që janë në qendër të një debati ndërkombëtar. Një gjykim i vitit 2012 nga Gjykata e Riminit identifikon një lidhje shkakësore mes sëmundjes dhe vaksinës trivalent (fruthi, shytat dhe rubeola). Në atë kohë, pediatër dhe eksperte u ngritën kundra sepse vendimi rrezikonte “të humbte besimi në një mjet parandalues (sic është vaksina), për shëndetin e fëmijëve.”

Në mars të këtij viti, në Trani në një hetim në lidhje mes vaksinave dhe autizmit nisi pas ankesës së prindërve të dy fëmijëve të cilët kanë qenë të diagnostikuar nga mjekët me sindromin autizm dhe se, sipas ankesës së familjes, sëmundja mund të jetë shkaktuar pikërisht nga vaksinat.

Rënia e vaksinimeve
Realisht prindërit janë alarmuar se vaksinat përbëjnë rrezik për fëmijën, ndaj kanë vendosur të braktisin vaksinën. Për 3 vite rresht është shkaktuar një kolaps tek numri i fëmijëve të vaksinuar çdo vit. Mesatarisht sot, janë më shumë se 5 prindër të vendosur të mos vaksinojnë fëmijën, pavarësisht nga detyrimi për ta kryer këtë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb