ITALI

Një tragjedi që ka tronditur Napolin por jo vetëm. Një 35-vjeçar banues në San Gennaro Vesuviano ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij vajzën 16 muajshe dhe më pas është hedhur edhe vetë.

Foshnja ka humbur jetën ndërsa35-vjeçari është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Sipas hetimeve burrë e grua ishin në proces divorci. Ndërsa gruaja po mbushte lavatriçen me rroba, burri ka marrë vajzën nga kati përdhes dhe më pas është ngjitur katin e dytë dhe ka hedhur fillimish vajzën dhe më pas është hedhur vetë.

Përplasja ka qenë fatale për vajzën, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga dëshmitë është mësuar se mes çiftit ka pasur debate natën e së dielës. Të dy jetonin në Caserta, ndërsa në apartamentin ku ndodhi tragjedia jeton vjehrra e 35-vjeçarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb