TIRANE- Tragjedi për familjen e Visar Zhitit, humb jetën në aksident djali i vetëm, Atjoni.

Djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Visar Zhiti, ka humbur jetën sot në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Atjon Zhiti, ishte vetëm 19-vjeç ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga Milano, Itali, ku ndiqte studimet prej vitit 2013.

Sipas policisë, Atjon Zhiti, është përplasur në hyrje të autostradës Tiranë­-Durrës, (në pjesën ku po kryhen punime), me bordurën e trafik­ndarëses dhe pak minuta me vone ka gjetur vdekjen. Mësohet se djali i Zhitit kishte kaluar disa orë në një ditëlindje dhe rreth orës 7 të mëngjesit së bashku me shokun e tij me motor po kthehej për në shtëpi.

Policia rrugore ka thënë në aktin e ekspertimit se “dyshohet humbje e kontrollit nga shpejtësia e lartë dhe duke tentuar të marrë drejtimin është përplasur me trafikndarësen”. Motorri që është aksidentuar drejtohej nga shtetasi Serxhio Matiani, shok iZhitit, i cili është në gjendje të rëndë ne spital. Efektiva të Policisë në vendin e aksidentit kanë thënë se 19­vjeçari Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër në kokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.

Ndërkohë në faqen e tij të Facebook, miq e të afërm kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për këtë ngjarje tragjike që i mori jetën 19-vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb