ROMË- Përqindja e papunësisë në Itali ka regjistruar sërish rënie të lehtë në muajin shtator, për të tretin muaj radhazi, duke arritur në 11,8 për qind kundër 11,9 për qind në muajin gusht, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga Instituti kombëtar i statistikave (Istat).


“Bëhet fjalë për të tretin muaj radhazi që papunësia regjistron rënie”, shtoi Istat.


Përsa i përket papunësisë të të rinjve (15-24 vjeç), ajo është ulur me 0,2 pikë nga përqindja e muajit shtator duke arritur në 40,5 për qind. Pas rritjeve të regjistruara gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht (+0,7 për qind), në muajin shtator numri i personave aktivë është ulur me 0,2 për qind (-36.000).


“Këto të dhëna konfirmojnë se tregu i punës po përmirësohet, edhe pse ngadalë”, theksoi Paolo Mameli, ekonomist në Qendrën e Studimeve dhe Kërkimeve të bankës Intesa Sanpaolo.

(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: