ITALI

Një 33-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar në Riviera në rajonin Liguria të Italisë. Arrestimi i të riut erdhi pas një kontrolli rutinë të karabinierëve të cilët dyshuan fillimisht  tek shqiptari ndërsa më pas kontrollet vijuan edhe në shtëpinë ku ai banonte.

Sipas mediave italiane, 33-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, por rasti është bërë publik sot në media nga autoritetet policore.

Pas kontrolleve të imtësishme në shtëpinë ku banonte  shqiptari, karabinierët gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe një shumë parash prej 12,700 euro.

Capture
Capture

Kjo shifër e bllokuar dyshohet se ka burim të paligjshëm dhe për këtë, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e të shkuarës së shqiptarit.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb