ITALI

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar për veprën penale të mbajtjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Siç raportojnë mediat lokale, në pranga ka përfunduar një i ri shqiptar, rreth 28-vjeç pasi iu gjet një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë e pastër.

Gjatë kontrolleve shqiptarit iu bllokuan 55 gram kokainë, vlera e së cilës në treg përllogaritej në 14 mijë euro. Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik u kap në Todi, ndërsa Gjykata e Spoletos ka caktuar një masë sigurie duke e lënë në “arrest shtëpie”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb