ITALI – Një djalë dhe një vajzë, Stefano dhe Natali janë dy vogëlushë që kanë lindur në të njëjtën ditë dhe flenë në të njëjtin shtrat në spitalin Gaslini të Genovas, në Itali. Nuk ka asgjë të pazakontë në qoftë se ata do të ishin dy binjak por në fakt janë tezja me nipin.

Nëna e vogëlushes është 39-vjeçarja , që njëkohësisht është dhe nëna e 21-vjecares që solli në jetë djalin. Një ndërthurje e çuditshme brezash të bashkuar në një spital. Gjithçka ka qenë rastësi, Natali ishte parashikuar, që do të lindte me një ndërhyrje çezariane në ditët e para të marsit, ndërsa Stefano i kishte kaluar ditët, duhej të kishte lindur. Por secili prej bebeve nuk lindi kur duhej dhe ata gëzuan familjet e tyre në të njëjtën ditë. Të dyja nënat dhe vogëlushet gëzojnë shëndet të plotë.

(er.cu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: