ITALI

Një makinë e cila drejtohej nga një 70-vjeçar holandez përfundoi në shkallët e një metroje në Romë. Në bordin e makinës tip Skoda Octavia ndodhej dhe bashkëshortja e tij, një 72-vjecare. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati në lënduar.

  • foto galeri

70-vjeçari kishte menduar se ajo ishte hyrja e një parkimi dhe jo shkallët e metrosë. Por kjo nuk është hera e parë që në ato shkallë metroje përfundon një makinë.

Tre vjet më parë një tjetër makinë e drejtuar nga një 56-vjeçar së bashku me bashkëshorten dhe vajzën kishte hyrë në shkallët e metrosë. Fatmirësisht edhe atëherë nuk pati persona të lënduar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb