Presidenti italian, Sergio Mattarella u shpreh sot për një ndryshim të rregullave europiane në kuadër të borxhit dhe deficitit, për favorizimin e kohezionit social dhe rritjes ekonomike.

 

“Kohezioni dhe rritja ekonomike janë objektivat që duhet të kemi parasysh dhe nevoja për rishqyrtimin e rregullave të Paktit të Stabilitetit mund të kontribuojë në një fazë të re duke përmirësuar infrastrukturat, rrjetet, inovacionin, arsimin dhe kërkimin shkencor”, deklaroi Mattarella në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në forumin “The European House – Ambrosetti”.

 

Ky forum zhvillohet deri të dielën në Cernobbio, në brigjet e liqenit të Comos, me pjesëmarrjen e dhjetëra drejtuesve politikë dhe kompanive.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb