Grupi mediatik italian “Mediaset” transferon selinë ligjore në Holandë, duke krijuar një kopani që mban edhe aksionet e “Mediaset Espana”, sipas vendimit të drejtuesve të kompanisë, me synim lehtësimin e aleancave ndërkombëtare që kanë filluar me blerjen e gati 10% të gjermanes “Prosieben”.

Grupi “MediaForEurope” (Mfe) do të kuotohet si në bursën e Milanos edhe atë të Madridit dhe do mbajë selinë fiskale në Itali.

“Kemi dëshirë për një shtëpi të re për një televizion pan-europian, nuk ka asnjë shpërngulje, të gjitha aktivitetet do të mbeten në Itali dhe Spanjë, ashtu si selia fiskale. Ndërsa selia në Holandë do të ngrihet sepse rregullat aty mundësojnë që një kompani që po përballet me ndryshime të mund të ketë stabilitet në aksione”, komenton administratori i deleguar, Pier Silvio Berlusconi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb