Moti i keq, që ka përfshirë pothuajse të gjithë Italinë, shkaktoi sot në mbrëmje dy të vdekur në Breshia.

Bëhet fjalë për dy rumunë, ndërkohë që nuk dihet ende motivi i vdekjes së tyre.

Erëra me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë përfshinë Lodin dhe punonjës të ekipeve të shpëtimit u erdhën në ndihmë edhe dy të plagosurve.

Ndërkohë, breshëri zbardhi aeroportin e Malpensës dhe zonat përreth duke ngadalësuar trafikun ajror dhe duke ndryshuar itinerarin e disa linjave ajrore.

Mbrojtja Civile italiane ka paralajmëruar për stuhi në shumë rajone të vendit si Emilia-Romanja, Toskana, Umbria, Lacio, Marke, Abruco, Molize, Pulia, Kampania, Bazilikata dhe Kalabri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: