U nda dje nga jeta aktori George Hilton, njoftoi mikesha e tij Carlotta Bolognini, të cilën aktori e kishte ngarkuar me të drejtën që të jepte këtë njoftim.

 

Lindur në Montevideo, në Uruguai, më 16 korrik 1934, Hilton kishte marrë pjesë në dhjetëra filma por është i famshëm për të ashtuquajturit “Spaghetti Western”, një seri filmash uestern që u shfaqën në mes të viteve 1960 duke u bazuar në stilin e Sergio Leone duke bërë një bujë ndërkombëtare.

 

Sot në orën 16:30 në “Chiesa degli Artisti” (Kisha e Artistëve) në Sheshin e Popullit, në Romë, do të zhvillohet ceremonia funerale.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb