“E ndihmova të pastronte shtëpinë, të fshinte gjurmët e gjithë atij gjaku”.
Kështu ka deklaruar nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau me thikë Ilaria Sulan, ka rrëfyer në një marrje në pyetje që zgjati mbi tre orë në komisariat se kishte luajtur një rol “aktiv” në fazat pas krimit.
Për të, Nors Man Lapaz, u zyrtarizua akuza e rëndë e bashkëpunimit në fshehjen e trupit.
Në urdhër, gjyqtari hetues thekson se Samsoni “veproi ftohtë dhe pa ndjeshmëri”: e reja u sulmua “në mënyrë brutale” nga një person “të cilit i besonte”.
Siç ka pranuar edhe vetë 23-vjeçari, në orët pas arrestimit, nëna e tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit, kur djali vrau studenten me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike me të paktën tre goditje.
(BalkanWeb)