Dita e parë e bisedimeve midis Lëvizjes 5-Yje  dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë (PD) për të formuar një qeveri të re italiane përfundoi të premten.

PD e opozitës tha se pranoi me kusht atë që Lvizja 5-Yjet kishin  paraqitur si kërkesë të saj kryesore  uljen e numrit të ligjvënësve në parlament. Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës është në trazira politike pasi kryeministri Giuseppe Conte u dorëhoq.

Presidenti Sergio Mattarella të enjten u dha partive pesë ditë për të përfunduar një marrëveshje për të shmangur zgjedhje të parakohshme . PD dhe 5-Yjet, armiqë , tani janë duke negociuar për të formuar një koalicion të ri qeverisës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: