ITALI

Një aksident ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm, mes tre trenave të linjës 1 të metrosë së Napolit, sapo mjetet kishin dalë nga stacioni Piscinola.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përplasja ka ndodhur mes një treni që po futej në binarin 1 dhe që është përplasur me një tjetër që po udhëtonte në të njëjtin binar dhe që po përpiqej të hynte në stacion.

Aksidenti ka përfshirë edhe një tjetër tren të tretë me shumë pasagjerë në bord që sapo ishte nisur nga binar 2 i stacionit të Piscinola. Makinisti i trenit të nisur nga binar 2 është në gjendje shoku dhe ka dëmtime në njërën këmbë, sipas asaj që shkruan Tgcom. Më shumë se 9 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas një inspektimi të parë të aksidentit, besohet që nuk është respektuar sinjali Stop nga treni që po hynte në binarin 1 dhe që është përplasur me trenin që po udhëtonte në të njëjtin binar për të hyrë në stacionin e Piscinolas. Ka qenë pikërisht ky tren që ka shkaktuar përplasjen e trenit me shumë pasagjerë në bord, i nisur pak përpara nga binari 2 i të njëjtin stacion.
Si pasojë e aksidentit është ndërprerë përkohësisht qarkullimi në të gjithë metronë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët dhe forcat zjarrfikëse. Të gjithë spitalet e zonës janë në gatishmëri.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb