ITALI

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari shqiptar ka ndodhur në mëngjesin e kësaj të mërkure në Lece të Italisë.

Sipas ANSA, aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në rrugën që lidh Gallipoli me Sannicola pranë fshatit Chiesanuova.  Teksa po ngiste makinën e babait rrugës për në punë, 20-vjeçari, Manuel Toska ka humbur kontrollin duke gjetur më pas vdekjen.

58afed89 E865 4ab9 96bd D937c75eae3a 13092824 (1)
58afed89 E865 4ab9 96bd D937c75eae3a 13092824 (1)

Kanë qenë shoferët e rastit që njoftuan ambulancën dhe ndihmën e shpejtë, por edhe pse përpjekjet për ta shpëtuar ishin maksimale i riu nuk arriti të mbijetonte.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb