15 vjet burgim në total ka kërkuar prokuroria italiane për pesë shqiptarët e arrestuar dhe të akuzuar si pjesë e një organizate terroriste, që dërgonte luftëtarë në Siri.

Kështu, Prokuroria italiane ka kërkuar 4 vjet e 2 muaj burg për Arta Kakabunin në mungesë; 2 vjet dhe 2 muaj për Baki Çokun, i ekstraduar së fundmi nga Shqipëria drejt Italisë; 2 vjet për Aldo Kobuzin, nipin e tij dhe nga 2 vjet e katër muaj për kushërinjtë e tij Dritan dhe Lubjana Gjeçaj.

Shqiptarët u arrestuan një vit më parë në një operacion policor të shtrirë në Itali dhe Shqipëri. Baki Çoku u arrestua në Lushnje, ndërsa Dritan Gjeçaj, Lubjana Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni u arrestuan në Itali.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: