Mediat italiane raportojnë se një grup prostitutash shqiptare kanë bërë sherr e janë përleshur me njëra tjetrën për kontrollin e territorit në Stupinigi në Nichelino të Italisë.

Shkak për sherrin me sa raportohet është bërë ardhja e një prostitute të re në zonë, e cila nuk është mirëpritur nga të vjetrat.

Ato i kanë kërkuar të largohet, pasi nuk mund t’ju merrte klientët, por vajza e re nuk ka lëvizur nga vendi. Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë sherrin.

Raportohet gjithashtu se njëra prej prostitutave ka përfunduar në spital me plagë në trup.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb