ITALI


Karabinierët e Valfabbricës kanë arritur të identifikojnë dhe më tej të arrestojnë një 25-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas njoftimit të policisë italiasne, denoncimi qytetar ka qenë kyç në këtë rast.


Qytetarët kanë lajmëruar në polici se një i ri dyshohet se merret me trafik droge dhe pas kësaj, kanë nisur kontrollet policore. Uniformat blu kanë arritur ta bllokojnë shqiptarin në  Santa Maria degli Angeli, shkruajnë mediat italiane.


  • foto galeri

Shqiptari i arrestuar është një 25-vjeçar, i cili kishte shkuar në vendin fqinj me vizë turistike dhe nuk kishte vendbanim fiks. Karabinierët arritën t’i gjejnë atij kokainë, të fshehur në një çëmçakëz, por edhe para, të cilat dyshohet se ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal i trafikut të lëndës narkotike.

Shtetasi shqiptar 25 vjeç u paraburgos dhe pas kësaj, ai pritet që të dalë përpara gjyqit. Mbi të rëndon akuza e trafikut të kokainës.

(d.xh/Balkanweb)