Është mesi i natës në Sesto San Giovanni, një qytet prej 80 000 banorësh, rreth gjysmë ore jashtë qytetit verior italian të Milanos.

Dy policë italianë ishin në punë e sipër, kur kryqëzohen me një person, i cili u tërheq vëmendjen. Ata i kërkojnë atij letrat e identifikimit, por në vend të kësaj, ai nxjerr një armë dhe qëllon. Policët i kundërpërgjigjen duke e vrarë atë.

Ndjekja e terroristit të dyshuar dhe e personit më të kërkuar në Evropë për momentin kishte përfunduar, pasi Anis Amri, njeriu pas sulmit të tregut të Krishtlindjeve në Berlin, kishte vdekur.

Që atëherë, 29-vjeçari Luca Scata dhe kolegu i tij, 36-vjeçari, Christian Movio, konsiderohen heronj në qytetin e tyre.

Presidenti dhe kryeministri italian u kanë shprehur falenderimet, ministri i Brendshëm italian i telefonoi personalisht ata dhe shefi i policisë i Milanos i ka mbushur me lëvdata.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: