Policia italiane i ka sekuestruar një pasuri me vlerë 1 milionë euro, bosit shqiptar të kokainës, Bledar Pajanës. Ai është arrestuar më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Hollandë dhe është ekstraduar në Itali më 20 mars 2015.

Personi në fjalë akuzohet se ka futur në Itali rreth 20 kilogramë kokainë. Policia italiane i ka sekuestruar Bledar Pajanës një shtëpi, dy autovetura dhe i ka ngrirë llogaritë bankare. Ndërkaq, Bledar Pajana, njihet edhe si “Messi shqiptar” për shkak të një ngjashmërie të veçantë që ka me futbollistin e njohur argjentinas.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: