ITALI

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Mediat lokale raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 19 dhje 23 vjeç dhe  ndalimi i tyre u krye në Rimini.

Image002
Image002

Gjatë kontrolleve, policia gjeti një sasi droge prej 73 gram kokainë, ndërsa sekuestroi një shumë të konsiderueshme eurosh si dhe dy telefona celularë. Autoritetet  vijojnë punën për zbardhjen e aktivitetit të të rinjve shqiptarë, të cilët dyshohen se shpërndanin drogë në doza në vogla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb