Policia italiane ka vënë në pranga 8 shqiptarë të akuzuar për vjedhje banesash.

Banda shqiptare operonte në qytete të ndryshme si Bolonja, Padova, Treviso, Venecia, Vicenza e Prato. Ata vidhnin bizhuri të llojeve të ndryshme, por edhe orë të shtrenjta, çanta e mallra të tjerë.

Masat e arrestit u lëshuan pas urdhrave të Prokurorisë pas vjedhjes së një Audi A4, çelësat e së cilës ndodheshin në një apartament në rrugën Delle Rose në Bolonja, ndërkohë që anëtarët e familjes flinin.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, ishin të moshës nga 21 deri në 31 vjeç. Mes tyre edhe një grua.

Policia italiane ka arritur të sekuestrojë mallin e vjedhur me vlerë rreth 100 mijë euro.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb