ITALI

Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, nën akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj gruas 26-vjeçare. Mediat e vendit fqinj raportojnë se bashkëshorti e ka rrahur në vijimësi bashkëshorten, nën pretekstin se ajo nuk i bindej.

Dyshohet se bashkëshorti kërkonte nga gruaja, që ajo t’i përmbahej rregullave kanunore. Ai e rrihte, kërkonte që ajo të mos ulej me familjarët e tij në tavolinë, kurse ia kërkonte edhe pagën mujore. Sulmet e 34-vjeçarit ndaj gruas ishin brutale, shkruajnë mediat italiane.

Në një rast ai ia kishte thyer dhëmbët e sipërme. Kjo skenë ishte parë edhe nga vajza e vogël e çiftit. Pas abuzimeve të vazhdueshme gruaja i kishte kërkuar divorcin. Më pas burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorapë në gojë dhe ndërsa gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë.

Pasi ka duruar shumë tortura të rënda nga shqiptari, gruaja është drejtuar në polici. Ai ka denoncuar dhunën e bashkëshortit. Pas kësaj 34-vjeçari u dërgua në qeli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb