Arrestohet një tjetër shqiptar në Itali. Mediat vendase raportojnë se karabinierët në Aprilia gjatë natës teksa patrullonin në rrugën Artemisio kanë arrestuar një shqiptar që tentonte të grabiste një automjet të parkuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Besnik G, 37 vjeç, me kombësi shqiptare dhe pa strehim në Itali.

Foto

Shqiptari është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Policia thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë.

Ai është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, siç bëjnë me dije mediat italiane.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb