Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik deklaroi se ishte pjesërisht optimist për të ardhmen e linjës ajrore “Alitalia”, që është gati për të falimentuar, disa orë pasi një partner kryesor i shpëtimit tha që nuk ishte gati për të investuar.

“Alitalia” është nën administrimin e kontrolluar nga qeveria që nga maji i vitit 2017 dhe që nga ajo kohë autoritetet italiane kanë luftuar për të gjetur investitorë privatë.

“Besoj se ka disa rrethana që më bëjnë pjesërisht optimist për atë që do të ndodhë në orët e ardhshme”, deklaroi ministri i Zhvillimit Ekonomik Stefano Patuanelli, në Dhomën e Ulët të parlamentit.

E enjtja shënon përfundimin e afatit të shtatë të caktuar nga qeveria, që investitorët e mundshëm të bëjnë një ofertë për “Alitalia”-n.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb