Të shtëna me armë kanë ndodhur para një lokali në Pescara mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar të paktën një të vdekur.

Një i plagosur në gjendje shumë të rëndë, është goditur në fytyrë dhe është transportuar me ambulancë në spitalin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Via Ravasco dhe Strada Parco, në një zonë banimi disa qindra metra larg qendrës së qytetit.

Viktima quhej Walter Albi, 66 vjeç dhe është i regjistruar në regjistrin e arkitektëve. I plagosur rëndë është Luca Cavallito, 48 vjeç, një ish-futbollist me precedentë penalë. Një rindërtim i dëshmive konfirmon se një person i mbërritur me motoçikletë ka goditur të paktën gjashtë herë me armë.

Nga të parët që ngriti alarmin ishte një punonjës i Bar Parkut i cili u fsheh poshtë një tavoline dhe kontaktoi 118 duke folur me zë të ulët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ik, ik, po i qëllojnë të gjithë”. Sipas dëshmive të mbledhura nga ANSA në vendngjarje, kjo është ajo që thanë disa nga djemtë që ndodheshin aty pranë dhe u larguan pas të shtënave. Një rrëmujë, me njerëz të fshehur pas mureve.

Sipas dëshmive sulmuesi ishte i veshur tërësisht me të zeza dhe me një helmetë të plotë të fytyrës dhe u largua me motoçikletë me shpejtësi, ndërsa shumë njerëz nga Pescara kaluan Strada Parco për t’u kthyer në shtëpi pas ditës në plazh.

Ky episod i përgjakshëm në Pescara nuk është i ri. Vrasja e fundit daton në natën e Vitit të Ri, ndërsa një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në prill pikërisht në Piazza Salotto, me plagosjen e rëndë të një punonjësi restoranti.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: