Dy shqiptarë të cilët rezultonin të dëbuar nga Italia dy vjet më parë janë vënë sot në pranga nga autoritetet e vendit fqinj.

Pas kontrolleve rutinë, dy shqiptarët u pikasën në zonën e Santa Maria Rossa, por aksioni nuk mbaroi në këto momente pasi dy të rinjtë provuan të largohen me 120 km/h.

Edhe pse tentuan të largohen me shpejtësi, dy të rinjtë u prangosën, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Policia ka shoqëruar dy të rinjtë, ndërsa në makinën e tyre u gjetën telefona, një laptop si dhe një sasi eurosh.

Arreatati
Arreatati

Siç raportojnë mediat fqinje, teksa largoheshin me shpejtësi ata janë përplasur në një nga rrugët e kësaj zone, ndërsa kjo duket qartë edhe në fotot e publikuara nga autoritetet italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb