ITALI

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka bllokuar 9 pigmente që shërbejnë për realizimin e tatuazheve, pasi rezultojnë me përmbajtje kancerogjene. Këto pigmente prodhohen në SHBA dhe janë tepër të përdorura, pasi rezistojnë gjatë në lëkurë pa u zbehur ngjyra.

Në mbare botën njihen me emrat, Dubai Gold, Sailor Jerry Red, Black Mamba, Green Beret, Hot Pink, Banana Cream, Lining Green, Lining Red Light dhe Blue Iris.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Itali, kjo nuk është hera e parë që analizat vërtetojnë përmbajtje kancerogjene në bojërat e përdorura për tatuazhet. Edhe në vitin 2009 u zbuluan produkte kancerogjene që vinin nga Kina, të cilat u tërhoqen nga tregu.

Problem mbetet vakumi ligjor për të kontrolluar këto pigmente, pasi nuk konsiderohen as produkte farmaceutike e as estetike, e për pasoje ne studiot e tatuazheve mund të përdoret çdo lloj produkti. Autoritetet këshillojnë qytetaret që përpara realizimit të një tatuazhi të shohin etiketën e pigmentit që do të përdoret. Sipas studimeve teë Institutit të Shëndetësisë, 13% e popullsisë në Itali kanë të paktën një tatuazh ne trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb