Një anije në Mesdhe ka shpëtuar 211 migrantë brenda dy ditëve, njoftoi sot një organizatë gjermane.
“Shpëtimi më i fundit me anijen “The Sea-Watch 3” ndodhi dje në mbrëmje, pasi varka e vogël me 46 migrantë po fundosej”, tha ajo.
Një ditë më parë u zbuluan dy anije me migrantë që kërkonin ndihmë.
“Kemi menjëherë nevojë për një port të sigurt!” shkruajti “Sea-Watch” në Twitter.
“Sea-Watch 3” po udhëtonte në ujërat mes Italisë dhe Maltës.//ATSH