Ditën e hënë, më 7 prill, 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula do të prehet në varrezat e Ternit, vendi ku u rrit dhe ku jetojnë prindërit e saj.
Rreth orës 14:00, një procesion do të niset nga shtëpia në Viale dello Stadio drejt varrezave komunale, ku është planifikuar një ceremoni e vogël në hyrje.
Babai i Ilarias falenderoi të gjithë qytetin, kryetarin e bashkisë dhe policinë dhe të gjithë njerëzit për solidaritetin ndaj familjes së tij, por edhe ata që do të shkojnë të hënën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ilarias.
Policia Italiane sekuestroi këtë të dielë kompjuterin e Mark Samson, shtetasit filipinez që vrau Ilaria Sulën studenten shqiptare 22 vjeçare në Romë ndërkohë që iu ndaloi edhe prindërve të filipinezit që të largoheshin nga Italia pasi ata dyshohet se janë bashkëpunëtor në Krim.
Hetuesit nuk besojnë se 23 vjecari ka arritur ti bëj të gjitha vetë sa I përket pastrimit të shtëpisë dhe makinës me të cilën transportoi trupin e Ilarias të cilin e hodhi në një zone të pyllëzuar 40 kilometra pranë Romës.
Ndalimi për prindërit e Filipinezit që të largohen nga Italia vjen edhe për shkak të dëshmisë kontradiktore të dy prindërve sa I përket faktit nëse ishin në shtëpi në momentin e krimit, pasi I ati ka thënë që ishte jashtë ndërsa nëna ka rrëfyer se ata ishin të gjithë në shtëpi.
Mediat Italiane shkruajnë se përpara se të vriste Iralian pasditen e 25 Marsit, ish I dashuri i saj Filipinez kishte shkuar në Shtëpinë e saj dhe kishte tentuar t’i merrte kompjuterin ndërkohë që ajo nuk ishte aty.
(BalkanWeb)