ITALI

Policia italiane ka shkatërruar bandën e shqiptarëve, të cilët akuzohen për 66 vjedhje në verilindje të Italisë, konkretisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.

Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.  Sipas asaj që thuhet në media, tre të arrestuarit kishin përftuar mbi 2 milionë euro nga grabitjet e shtëpive dhe vilave.

Shqiptare
Shqiptare

Pas hetimeve të kryera nga autoritetet italiane, shqiptarëve iu sekuestruan armë dhe municione, të cilat dyshohet se do t’i përdornin në aksionet e tjera për grabitjen e vilave. Një sasi e parave të grabitura ishin transferuar për t’u investuar në Shqipëri, ndërsa një pjesë e bizhuterive me vlerë mijëra euro iu kthyen pronarëve të tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb