Një zbutës i cirkut Orfei, Ettore Weber, 61 vjeç, u sulmua dhe vdiq nga një tigër, pas lëndimeve që ai mori.


Ngjarja ka ndodhur në Triggiano, në provincën e Barit, pranë qendrës tregtare Bariblu.


Nga informacionet e para të mbledhura, burri merrej me stërvitjen e katër tigrave që përgatiteshin për spektaklin.


Incidenti ndodhi rreth orës 20 të së enjtes së datës 4 korrik. Weber, po stërviste katër tigra njëkohësisht kur është kafshuar nga njëri prej kafshëve, të cilit i janë bashkuar edhe tre të tjerët.

Pas ndihmës së parë të marrë nga 118, burri nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

(da.xha/BalkanWeb)