ITALI

Një nënë shqiptare bashkë me dy fëmijët e saj kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një zjarri, i cili përfshiu mbrëmë në Itali shtëpinë e tyre.

Siç raportojnë mediat fqinje, nëna shqiptare 41 vjeç dhe dy fëmijët e saj 11 e 8 vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet tejet kritike.

Ngjarja e rëndë është shënuar në katin e parë të një banese në zonë e Firenzuola, e cila është provincë e Firences.

Ssss
Ssss

Familja shqiptare ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit. Dyshohet  se shkak për ngjarjen është bërë loja e fëmijëve, të cilat pranë divaneve  kanë ndezur një çakmak.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb