Ish-numri një i stolit të Shqipërisë, Christian Panucci tregoi këndvështrimin e tij për ndeshjen Itali-Zvicër.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi Italia dhe duhet të besojmë, duke shfaqur krenarinë tonë. Kemi vuajtur gjithmonë në raundet e para, le të shpresojmë që të jetë një ogur të mirë”.

A ju duket se fati ka qenë me Italinë duke pasur përballë këtë kundërshtar?

Nëse do të kalojmë, Anglia dhe Holanda janë të forta dhe ndoshta ne vuajmë më shumë nga portokallijtë, edhe sepse anglezët janë gjithmonë të dobët në fund të sezonit. Por ndërkohë le të mendojmë për Zvicrën.”

Çfarë Italie keni parë deri tani?

Kemi vuajtur shumë kundër Spanjës dhe as në ndeshjet e tjera nuk ka pasur futboll spektakolar. Nuk kemi kampionë, por një grup të mirë djemsh të lënduar. Të tjerët, duke përjashtuar Spanjën, nuk më emocionuan. Mendoj se Spalletti aktivizojë Chiesan dhe Zaccagnin, lojtarë që mund të ndryshojnë ndeshjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb