Vazhdojnë pa mbarim lëkundjet sizmike në Italinë qendrore. Natën e kaluar janë regjistruar edhe dhjetëra lëkundje të tjera në zonën e goditur nga tërmeti.

Më e madhja ishte me magnitudë 3.8 ballë dhe është regjistruar nga Instituti kombëtar i gjeofizikës e vullkanologjisë në Maceratese, me epiqendër mes Camerinos dhe Pieve Torina. Italianët kanë braktisur shtëpitë e tyre ose ato çfarë kanë mbetur nga shtëpitë. Deri tani janë 30 mijë personat që kanë marrë ndihmë nga Mbrojtja Civile, pjesa më e madhe nga Marche.

Në total janë mbi 21500 personat që janë asistuar në gjithë komunën. Nga këta, më shumë se 19.500 ndodhen në qendra multifuknsionale dhe struktura të ngritura posaçërisht. Mbi 2 mijë qëndrojnë në vendstrehime afër banesave të tyre. Ka edhe 8.850 persona që qëndrojnë në hotele përgjatë bregut të Adriatikut dhe liqenit Trasimeno.

Janë edhe 160 persona mes Lazios, Marche dhe Umbrias që qëndrojnë në tenda. Ndërkohë nga autoritetet është lajmëruar se lëkundjet do të vijojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: