Fitorja më përmbysje e Juventusit dhe tri pikët e mara që afrojnë “Zonjën e Vjetër” me kualifikimin në fazën tjetër të Champions League kanë bërë që mediat italiane të shpërthejnë në elozhe për skuadrën e Maurizio Sarri. Faqet e para të gazetave përtej Adriatikut janë pushtuar nga foto e Paulo Dybala.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sulmuesi ishte njeriu i suksesit për juventinët, që sipas mediave italiane, tashmë i ka të gjithë mundësitë të triumfojë në Europë. E njëjta atmosferë përcillet edhe në të përditëshmet angleze, pas fitoreve të thella të Tottenham dhe Manchester City.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse suksesi i skuadrës së Guardiola ishte i pritshëm, ai i formacionit londinez kishte më shumë vlera për shkak të ecurisë negative të ekipit të drejtuar nga Pochettino.


  • foto galeri
  • foto galeri

Festojnë fitoren e Real Madrid të përditëshmet spanjolle dhe sidomos ato madrilene, që gjithsesi vazhdojnë të nënvizojnë faktin se si skuadra e Zinedine Zidane është shumë larg asaj që dominonte në Champions.

060737270 0ed7864b 6e00 4f1e 82ec 3eccf14ae3da
060737270 0ed7864b 6e00 4f1e 82ec 3eccf14ae3da

Ndërkohë, në Francë ekzaltojnë Paris SG, rekordin e Kylian Mbappe dhe sigurisht Mauro Icardi si një blerje të goditur të parizienëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb